Pas Kastratit, Ylli e transferon edhe Gëzim Morinën - Gazeta Express
string(50) "pas-kastratit-ylli-e-transferon-edhe-gezim-morinen"

Basketboll

Gazeta Express

14/01/2021 15:11

Pas Kastratit, Ylli e transferon edhe Gëzim Morinën

Basketboll

Gazeta Express

14/01/2021 15:11

Pas Erjon Kastratit, skuadra nga Suhareka ka “goditur” prapë duke e angazhuar përfaqësuesin kosovar, Gëzim Morina

Ylli po mbushet me yje.

Pas Erjon Kastratit, skuadra nga Suhareka i ka siguruar shërbimet e një tjetër përfaqësuesi kosovar.

Në fakt, Golden Eagle Ylli ka njoftuar sot se e ka transferuar basketbollistin e njohur, Gëzim Morina, shkruan Gazeta Express.

28 vjeçari pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në basketbollin slloven.

Së fundmi ai ka qenë pjesë e skuadrës Helios Suns, ndërsa më herët kishte luajtur shkurt tek Sigal Prishtina.

Pa dyshim, me Morinën dhe Kastratin në ekip, Ylli pritet të shndrisë në pjesën e dytë të kampionatit.

Kjo skuadër synon ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës, por edhe Kupën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement