Anëtari i Kryesisë së VV’së,, Liburn Aliu, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se a do të bashkëpunojnë me listën e Vjosa Osmanit në zgjedhje.
Afati për zyrtarizimin e koalicioneve ka përfunduar ndërkohë që VV nuk ka zyrtarizuar koalicionin me askënd.
“Vjosa Osmani nuk e ka regjistruar partinë. Andaj nuk kemi mundur të bëjmë koalicion parazgjedhor. Modalitetet e bashkëpunimit nuk mund të i bëjmë ne, por i cakton KQZ’ja. Vjosa Osmani me shumë gjasë do ta kalojë pragun edhe e vetme dhe ne kemi bashkëpunim të sinqertë dhe shumë të mirë”, tha ai.
Kur u pyet se a do të ketë koalicion me Vjosa Osmanin Aliu ka thënë se me shumë gjasë do të ketë.
“Po, me shumë gjasë do të kemi bashkëpunim mes nesh. Jam anëtar i kryesisë dhe mund të them se flas me përgjegjësi. Pritjet janë të mëdha dhe Osmani i ka mbajtur parimet e saj kur askush në LDK nuk i mbajti”, shtoi ai. /Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...