Nora kompleton hat-trickun e medaljeve për Kosovën, e fiton të bronztën - Gazeta Express
string(70) "nora-kompleton-hat-trickun-e-medaljeve-per-kosoven-e-fiton-te-bronzten"

Nora kompleton hat-trickun e medaljeve për Kosovën, e fiton të bronztën

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 17:08

Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas në Katar, duke e mposhtur xhudisten portugeze, Telma Monteiro. 4 minutat nuk mjaftuan për të caktuar fituesin, kurse Nora u tregua më e suksesshme në “Golden Score”.

Paraprakisht, Gjakova u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Tsukasa Yoshida, duke mos e shfrytëzuar mundësinë që të luftojë për medalje të artë, duke u mposhtur me Ippon.

Lexo Edhe:

Nora rrethin e parë të kategorisë 57 kilogramë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin e mundi xhudisten serbe, Marica Perisic, shkruan Gazeta Express.

E në rrethin e tretë ajo e mundi francezen Helene Receveaux, fitore e cila ia siguroi gjysmëfinalen.

Para Norës, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Majlinda Kelmendi vulosi rikthimin e saj pas lëndimit duke e fituar të bronztën. /Gazeta Express/