Krasniqi e papërmbajtshme, kalon në finale dhe ia siguron Kosovës një medalje nga Doha - Gazeta Express
string(85) "krasniqi-e-papermbajtshme-kalon-ne-finale-dhe-ia-siguron-kosoves-nje-medalje-nga-doha"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 12:48

Krasniqi e papërmbajtshme, kalon në finale dhe ia siguron Kosovës një medalje nga Doha

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 12:48

Distria Krasniqi është vetëm një fitore larg medaljes së artë në Mastersin e Dohas, pasi e mundi francezen Melanie Clement për ta siguruar një vend në finale në Katar.

Xhudistja kosovare Krasniqi e nisi në mënyrë mahnitëse luftën duke e hedhur në dysheme kundërshtaren në luftën e tyre gjysmëfinale në kategorinë deri në 48 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Numri një i botës në kategorinë e saj tani e ka siguruar finalen dhe rrjedhimisht medaljen e argjendtë të paktën.

Kjo ishte fitorja e tretë e Krasniqit në Doha sot, pasi në rundin e dytë e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon, ndërsa në çerekfinale e mundi portugezen Catarina Costa.

Ajo e kaloi pa luftë rrethin e parë.

Nora Gjakova është në kërkim të finales dhe do të përballet me Tsukasa Yoshida në gjysmëfinale, ndërsa Majlinda Kelmendi është në çerekfinale, ku përballet me Evelyne Tschopp.

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement