Mastersi i Dohas: Krasniqi kalon në gjysmëfinale, pas fitores kundër portugezes Costa - Gazeta Express
string(83) "mastersi-i-dohas-krasniqi-kalon-ne-gjysmefinale-pas-fitores-kunder-portugezes-costa"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 11:43

Mastersi i Dohas: Krasniqi kalon në gjysmëfinale, pas fitores kundër portugezes Costa

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 11:43

Distria Krasniqi e ka mposhtur xhudisten portugeze Catarina Costa për të kaluar në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur momentalisht në Katar.

Xhudistja kosovare Krasniqi nuk hasi në ndonjë telashe për ta mposhtur portugezen në luftën e tyre çerekfinale në kategorinë deri në 48 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Numri një i botës në kategorinë e saj tani e ka siguruar gjysmëfinalen dhe është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes për Kosovën.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me francezen Melanie Clement.

Kjo ishte fitorja e dytë e Krasniqit në Doha sot, pasi në rundin e dytë e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon.

Ajo e kaloi pa luftë rrethin e parë.

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement