Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, Ponte Prizreni fiton ndaj Trepçës - Gazeta Express
string(68) "bashkimi-e-mposht-sigal-prishtinen-ponte-prizreni-fiton-ndaj-trepces"

Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, Ponte Prizreni fiton ndaj Trepçës

Basketboll

Gazeta Express

10/01/2021 19:24

Bashkimi e ka mundur Sigal Prishtinën në derbin e moçëm, ndërkohë që Ponte Prizreni e mposhti Trepçën pa telashe, për ta mbajtur hapin me liderin, Rahoveci.

Bashkimi fitoi në udhëtim kundër Sigal Prishtinës me rezultat 80:89 (24:18, 19:24, 14:23, 23:24), në kuadër të javës së 14-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 7:0, megjithatë, me kalimin e minutave Bashkimi u kthye në lojë, duke afruar rezultatin në 12:11.Vendasit e fituan çerekun e parë 24:18.

Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku kaluan në epërsi 29:30, dhe në vazhdim loja ishte e barabartë, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë 43:42.

Mysafirët e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në 13 pikë, 47:60, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:65.

Në 10 minutat e fundit, bardhekaltrit arrijnë të afrojnë rezultatin në 77:81, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Bashkimi triumfoi në fund me rezultat 80:89.

Te Sigal Prishtina u dalluan Meriton Ismaili me 18 pikë, Fisnik Rugova dhe Daniel Lekndreaj me nga 16 pikë dhe Seth Ladey me 13, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Sean Hoehn me 22 pikë, Kevin Robinson me 19 pikë dhe Musab Mala me 17.

Sigal Prishtina ka katër fitore dhe dhjetë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe gjashtë humbje.

PONTE PRIZRENI – TREPÇA 95 : 74

Ponte Prizreni iu kthye fitoreve, pas një paraqitjeje mbresëlënëse me 21 pikë epërsi.

Xehtarët vinin nga një humbje kundër Bashkimit në ndeshjen e kaluar, dhe falë trimufit ndaj mitrovicasve, tani e vazhdojnë presionin ndaj liderit, Rahoveci.

Prizreni e nisi ndeshjen më mirë, duke kontrolluar lojën në fillim dhe e fiton çerekun e parë 27:20.

Mitrovicasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku me kalimin e minutave arrijnë të barazojnë shifrat dhe të kalojnë në epërsi 38:42, por një seri e vendasve prej 8:0, u mundëson që të shkojnë në pushim me shifrat 46:42.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për prizrenasit, që fitojnë periodën e tretë, 21:12 dhe atë të fundit 28:20, duke triumfuar bindshëm në fund 95:74.

Te Ponte Prizreni u dalluan Xavier Cannefax me 22 pikë e 10 asistime, Jeremiah Paige me 27 pikë, Arti Hajdari me 16 pikë dhe Joshua Martin me pesë pikë e 22 kërcime, kurse te Trepça më të mirët ishin Erving ëalker me 26 pikë dhe Besnik Azemi e Dillon Smith me nga 13 pikë e tetë kërcime. /Gazeta Express/