A keni çrregullime të tiroides? Këto dy toksina mund të jenë shkaku i problemit - Gazeta Express
string(78) "a-keni-crregullime-te-tiroides-keto-dy-toksina-mund-te-jene-shkaku-i-problemit"

Shneta

Gazeta Express

22/12/2020 14:04

A keni çrregullime të tiroides? Këto dy toksina mund të jenë shkaku i problemit

Shneta

Gazeta Express

22/12/2020 14:04

Problemet me tiroiden janë shumë më të theksuara tek gratë dhe shumë më të shpeshta vitet e fundit.

Për përhapjen e kësaj sëmundje, ekspertët shëndetësorë  fajsojnë dy toksina, me të cilat mund të haseni çdo ditë. Këto toksina vështirësojnë punën e tiroideve për të stimuluar hormone të cilat janë përgjegjëse për djegjen e dhjamit në energji për trupin.

Lexo Edhe:

Çfarë duhet të evitoni

Në një studim nga Universiteti i Miçiganit tregoi se toksinat e jashtme mund të ulin prodhimin e hormoneve të tiroides në 10%. Një nga këto toksinat quhet perklorat dhe përdoret për ndërtimin e eksplozivëve, fertilizuesve të dheut si  dhe tek zbardhuesit. Në përdorimin e përditshëm nga njerëzit ky kimikat, kalon në tokë e më pa snë ujë duke u bërë pjesë e të mbjellave dhe ushqimeve që konsumoni.

Gjendrat e tiroides arrijnë ta thithin perkloratin shumë herë më mirë se jodin duke u ekspozuar kështu ndaj një rreziku në shëndet. Pas kontaktit me këtë toksinë, gjendrat e tiroides do të ulin së tepërmi prodhimin e hormonit të tiroides. Sipas Qendrës për Prandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Amerikë (CDC), rreziku nga përklorati për gratë është shumë më i lartë se për burrat.

Një tjetër toksinë që ul prodhimin e tiroideve tuaja është bisfenol-A (BPA), ky kimikat ka qenë i përhapur në përdorim të gjerë deri para vitit 2011- 2012. Është pjesë e strukturës së produkteve plastike apo ushqimeve të konservuara.

Në Evropë ky kimikat u ndaluar së përdoruri në vitin 2011 ndërsa në Amerikë në vitin 2012 për shkak se shkakton efekte shkatërruese në organizëm. Kontakti i vazhdueshëm me këtë toksinë që mund të jetë e pranishme edhe në një shishe apo produkt të çfardoshëm plastic, ul nivelet e estrogjenit tek gratë dhe shton rrezikun e uljen se prodhimit të tiroides.

Si të dalloni simptomat

Nëse dyshoni se jeni prekur nga këto toksina dhe keni probleme me tiroidet shikoni për këto simptoma:

Lodhje

Bllokim i trurit

Shtim në peshë

Çrregullime me sistemin tretës

Ndryshime të shpeshta humori

Si ta parandaloni

Një nga këshillat më të mira është të mbani të gjithë plastikën larg, të konsumoni sa më pak ujë në shishe plastike apo çdo produkt tjetër. Mos konsumoni ushqime dhe pije të konservuara si birrat me kanaçe apo pijet e gazuara.

Luftojini këto toksina me ushqime të cilat janë antinflamatore si perimet, frutat, bishtajorët dhe mbani larg sheqernat./Agroëeb/Gazeta                 Express