“Plani im është të qëndroj këtu edhe vitin tjetër. Unë dua të qëndroj këtu edhe vitin tjetër”. Është ky njoftimi që ka publikuar sot makina gjermane në “Twitter”, duke shtuar se së shpejti do të japë edhe lajmin zyrtar të rinovimit të kontratës me pilotin britanik Lewis Hamilton.
“Unë mendoj se bashkë me skuadrën kemi shumë gjëra për të bërë së bashku dhe shumë tore të tjera për të arritur. Jo vetëm në sport por edhe jashtë tij”, ka shkruar Hamilton.
Këtë vit Hamilton fitoi titullin e 7-të kampion bote në Formula 1. Ende nuk dihet se për sa vite do të rinovojë kontratën piloti 35-vjeçar.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...