Prishtina - Ballkani, vjeshta mbyllet me derbi - Gazeta Express
string(43) "prishtina-ballkani-vjeshta-mbyllet-me-derbi"

Futboll

Gazeta Express

11/12/2020 17:00

Prishtina – Ballkani, vjeshta mbyllet me derbi

Futboll

Gazeta Express

11/12/2020 17:00

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 18-të dhe të fundit për sivjet në Superligën e futbollit

Superliga e futbollit e sjell këtë fundjavë xhiron e fundit të fazës së dytë të sezonit 2020/2021.

Lexo Edhe:

Dhe, pjesa vjeshtore e kampionatit do të mbyllet me një derbi, shkruan Gazeta Express.

Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kryeqytet në ndeshjen kryesore të xhiros së 18-të të ligës elitare kosovare.

Bardhekaltrit vijnë pas një forme të mirë dhe serie pozitive të rezultateve.

Andaj, ata do të mundohen t’i mbajnë pikët në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën.

Nga ana tjetër, therandasit nuk kanë vend për gabime pasi mund të ngelen prapa liderit Drita.

Kampioni aktual i Kosovës nga ana e tij pret fitore në shtëpi kundër Arbërisë për të dimëruar në krye.

Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai në mes të Llapit dhe Feronikelit.

Të dyja skuadrat do t’i kërkojnë tri pikët, për t’u ngritur sa më lartë në tabelë.

Fitoren në shtëpi e kërkon edhe Trepça ’89, e cila e pret Drenicën këtë fundjavë.

Ndërkaq, Gjilani do ta kërkojë këndelljen në vizitën që do t’ia bëjë Besës. /Gazeta Express/