Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë , Indrit Taullai, i cili dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale.
“Me kerkese te Interpol Tirana dhe zyres per bashkëpunim nderkombetare ne Kosove ILECU, sot me date 06 dhejtor 2020, rreth ores 14:21 minuta ne Prizren, eshte bere i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit te dyshimte I.T i lindur ne vitin 1975”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Express.
“ I arrestuari dyshohet per pjesmarrje ne organizate kriminale ne Shqiperi. I njejti ka hyre ne Republiken e Kosoves me date 05 dhjetor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.
Ilir Tullai ishte i dënuar me 25 vite burg. “Banda e Durrësit”, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...