Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për mocion në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së.
Këtë e bënë të ditur nga VV-ja me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qëndrueshmëri operative e financiare. Bordi i drejtorëve gjithashtu përzgjedh drejtorin e përgjithshëm, i cili menaxhon veprimtarinë e RTK-së”.
“Zgjedhja e kundërligjshme e Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkelja e vetme dhe sjellja e vetme joprofesionale e Bordit të RTK-së. Prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në”, shkruhet në postimin e VV-së në Facebook.
Mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje VETËVENDOSJE! ka dorëzuar…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, December 4, 2020
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...