Është gjetur nga dy persona një burrë i vdekur, dje rreth orës 17:00 në një vilë në Gjakovë, raporton Express.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh. Sipas Policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...