Izoloi djalin nga bota për 30 vjet, personi që e zbuloi: Ishte si të hyje në një makth - Gazeta Express
string(84) "izoloi-djalin-nga-bota-per-30-vjet-personi-qe-e-zbuloi-ishte-si-te-hyje-ne-nje-makth"

Izoloi djalin nga bota për 30 vjet, personi që e zbuloi: Ishte si të hyje në një makth

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 18:38

Opinioni publik suedez u shokua nga një lajm që duket i dalë nga skenari i një filmi horror.

Në një pallat anonim të periferisë së Stokholmit, një grua 70 vjeçare u arrestua sepse për rreth 30 vjet e kishte burgosur brenda shtëpisë djalin e tij, tashmë 41-vjeçar, që dergjej në kushte të papranueshme.  

Lexo Edhe:

Sipas mediave lokale, skena horror u zbulua nga një e afërme e gruas, që kishte dyshimet e saj prej vitesh dhe përfitoi nga shtrimi i përhoshëm i të arrestuarës në spital për të kontrolluar shtëpinë e saj.

Atë që gjeti e afërmja e përshkruan qartësisht. “Ishte si të hyje në një makth”.

Shtëpia gjendej në kushte higjienike skandaloze, dhe sipas saj nuk ishte pastruar ndoshta nga viti 1996, sipas gazetave që gjendeshin në dysheme, bashkë me mbetje të ndryshme që pothuajse kishin mbuluar edhe trupin kockë e lëkurë të djalit 41-vjeçar, pothuajse pa dhëmbë dhe që shprehej në një gjuhë infantile.

Nga hetimet doli që djali ishte izoluar nga e ëma që nga mosha 13-vjeçare. 70-vjeçarja e arrestuar nuk shfaqi asnjë pendesë madje autoriteteve policore u tregua e habitur sepse i duhej gjithçka në rregull. Sipas të afërmve, personi kishte humbur e re një fëmijë, emrin e të cilit ia kishte vendosur sërish djalit të dytë, që më pas e kishte izoluar nga bota.

Ngjarja ka ndezur polemika dhe akuza edhe ndaj autoriteteve lokale, që në tri dekada nuk ishin kujtuar të verifikonin gjendjen e një adoleshenti që papritur zhduket nga çdo ambient publik.