Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Metës për kthim në Kuvend të ligjit për ‘’Policinë e Shtetit.
Të gjithë anëtarët e Komisionit ishin kundër dekretit të Metës përveç Murrizi i cili ishte pro. Shumica e mazhorancës së PS votuan kundër, mes tyre Ermonela Felaj, Antoneta Dhima, Sadi Vorpsi, Xhemal Qefalia etj.
Tashmë ky ligj duhet të kalojë edhe tek Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Kuvend për t’u rivotuar. Gjithë debati për ndryshimet në këtë ligj qëndrojnë tek kompetencat e Policisë për të përgjuar, por që më pas ky term u zëvendësua me ‘mbikqyrje’.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...