Flet nga spitali piloti i Formula 1 që i shpëtoi mrekullisht aksidentit horror - Gazeta Express
string(78) "flet-nga-spitali-piloti-i-formula-1-qe-i-shpetoi-mrekullisht-aksidentit-horror"

Flet nga spitali piloti i Formula 1 që i shpëtoi mrekullisht aksidentit horror

Sporte tjera

Gazeta Express

30/11/2020 9:29

Romain Grosjean po merr tretman për djegie në duar dhe do të qëndrojë në spital një natë, pasi shpëtoi mrekullisht nga një aksident i tmerrshëm në garën e Bahrejn GP, gjatë të cilës makina e tij u nda në dysh dhe shpërtheu në flakë.

Francezi, i cili nuk ka pësuar ndonjë frakturë, u përplas fort në përpjekje për të bërë një kthesë të djathtë pas vetëm dy kthesave në fillim të garës të dielën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Makina e tij e goditi barrierën mbrojtëse me shpejtësi të lartë dhe u nda në dysh para se të kaplohej nga flaka.

Duke folur për herë të parë nga spitali në një video të postuar në rrjetet sociale, Grosjean tha: “Jam mirë… disi mirë”.

Grosjean mrekullisht doli nga ulësja e pilotit para se të shpëtohej nga zyrtarët mjekësorë, ndërkohë që makina e tij kaplohej nga flaka.

“Përshëndetje të gjithë, vetëm desha të them se jam mirë… në njëfarë mënyre mirë”, tha ai.

“Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet. Faleminderit stafit mjekësor në spital. Shpresoj se do të mund t’ju shkruaj së shpejti dhe t’ju tregoj sesi po shkon (shërimi)”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/