Haradinaj: Ushtarët e Kosovës janë të rreshtuar krah Amerikës e NATO-s - Gazeta Express
string(69) "haradinaj-ushtaret-e-kosoves-jane-te-rreshtuar-krah-amerikes-e-nato-s"

Haradinaj: Ushtarët e Kosovës janë të rreshtuar krah Amerikës e NATO-s

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:25

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në Ditën e Forcës ka thënë se Kosova me ushtarët e saj janë të rreshtuar krah Amerikës dhe NATO-s, shkruan Gazeta Express.

“Kosova me ushtarët e saj të rreshtuar krah Amerikës dhe NATO-s, sot po e feston ditën e saj. Urime!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo Edhe:

Në ndërkohë sot në Kosovë është shënuar Dita e Forcës.

Më 14 dhjetor të 2018 Kosova ka formuar ushtrinë e saj.

Asokohe deputetët e Kuvendit të Kosovës me 107 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 107 vota për miratuan Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky projektligj u votua me 45 amendamentet e propozuara.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me vota 107 pro votuan Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këto tri ligje mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.

Me këto ligje parashihet që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes./Gazeta Express/