Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se ka instaluar kamera të sigurisë në institucione publike në këtë qytet, shkruan Gazeta Express.
Vendosja e këtyre kamerave sipas njoftimit të komunës do të bëhet në 14 shkolla, 19 zyra të gjendjes civile dhe në objektin e Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë.
“Qëllimi i projektit është ngritja e nivelit të sigurisë në institucione publike”, thuhet në njoftim.
Kamera të sigurisë në institucionet publike janë vendosur edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Kjo për shkak të rritjes së sigurisë në këto institucione /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...