VIDEO: Si të përfitoni recetën e barnave me rimbursim për COVID?! - Gazeta Express
string(62) "video-si-te-perfitoni-receten-e-barnave-me-rimbursim-per-covid"

VIDEO: Si të përfitoni recetën e barnave me rimbursim për COVID?!

Gazeta Express

25/11/2020 11:36

Tashmë prej ditësh është miratuar vendimi për të rimbursuar barnat për pacientët me Covid. P . Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku iu sqarohen qytetarëve të gjitha procedurat.

Sipas asaj që poston ministrja qytetarët e prekur nga koronavirusi duhet të lidhen me mjekun e familjes, ose në të kundërt mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Lexo Edhe:

Pas recetës që jep mjeku i familjes, dhe kodit të përcaktuar, pacienti paraqitet në farmaci.

Postimi i Manastirliut
Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.
Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.

Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.