Pas 2 dhjetorit, tifozët më në fund do të rikthehen nëpër stadiume në Angli.
Qeveria Angleze ka vendosur që nga 2 dhjetori për ndeshjet e Premierligës të lejohen maksimumi 4 mijë tifozë në stadiume.
Tifozët mungojnë nëpër stadiume që kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, që për disa muaj paralizoi gjithë botën, derisa tani e ka ndryshuar mënyrën e jetesës në gjithë botën.
Klubet kanë vuajtur gjithashtu me mungesën e tifozëve dhe tani do t’i kenë ata në Angli nga 2 dhjetori, me shpresën që numri 4 mijë, pas janarit të vitit 2021 të rritet shumë më shumë. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...