Shpend Ahmeti: Nga 50 euro për qytetarët e infektuar në Prishtinë - Gazeta Express
string(64) "shpend-ahmeti-nga-50-euro-per-qytetaret-e-infektuar-ne-prishtine"

Shpend Ahmeti: Nga 50 euro për qytetarët e infektuar në Prishtinë

Gazeta Express

18/11/2020 17:31

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka propozuar që çdo qytetarë i Prishtinës që gjendet në listat e IKSHPK-së e që është pozitiv me virusin Covid-19 të shpërblehet me 50 euro për ilaçe, raporton Gazeta Express.

Ai ka njoftuar se këtë propozim së shpejti do ta dërgojnë edhe në Kuvendin Komunal për aprovim.

Lexo Edhe:

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Express/