Gashi: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë deputetë të LDK’së - Gazeta Express
string(59) "gashi-vjosa-osmani-dhe-haxhi-avdyli-jane-deputete-te-ldkse8"

Gashi: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë deputetë të LDK’së

Gazeta Express

17/11/2020 21:11

Shefi i deputetëve të LDK’së Arben Gashi thotë se Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë pjesë e LDK’së në parlament.

“Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani janë anëtarë të Grupit Parlamentar të LDK’së”, tha Gashi në Pressing.

Lexo Edhe:

“Ata akoma formalisht nuk kanë dorëzuar një letër tek unë ku thonë se nuk jemi anëtarë të LDK’së”, shtoi ai.

“Haxhi Avdyli është në Komision në emër të LDK’së”, theksoi tutje Gashi.

Osmani dhe Avdyli publikisht vazhdimisht kanë kritikuar qevrinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK’së.