Luajti mbrëmë me ekipin U-21, sulmuesi kosovar i afrohet Kombëtares A të Gjermanisë - Gazeta Express
string(82) "luajti-mbreme-me-ekipin-u-21-sulmuesi-kosovar-i-afrohet-kombetares-a-te-gjermanise"

Luajti mbrëmë me ekipin U-21, sulmuesi kosovar i afrohet Kombëtares A të Gjermanisë

Gazeta Express

13/11/2020 16:30

Mërgim Berisha ka luajtur mbrëmë për Gjermaninë U-21 në miqësoren me Slloveninë. Me paraqitjet solide me Salzburgun dhe ekipin e të rinjve të shtetit gjerman, 22 vjeçari synon që një ditë t’i bashkohet ekipi A të Gjermanisë

Mërgim Berisha po shkon me hapa të sigurt drejt Kombëtares A të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi kosovar luajti mbrëmë në miqësoren e ekipit U-21 të Gjermanisë ndaj Sllovenisë, duke u inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.

Kjo ishte hera e gjashtë që 22 vjeçari paraqitet me ekipin e të rinjve të “Die Mannschaft”.

Berisha po e gëzon një formë solide me ekipin e tij aktual, Salzburg, e cila ia mundësoi edhe rikthimin në ekipin U-21.

Ai është shquar këtë sezon edhe në Ligën e Kampionëve duke iu shënuar gola kampionit aktual evropian, Bayern Munich dhe Atletico Madridit.

E përmes ekipit austriak dhe ekipit U-21, Berisha synon që ta fitojë një ftesë nga trajneri Joachim Loew në ekipin A të Gjermanisë.

“E vetmja që e rëndësishme për mua është ajo që po ndodhë për momentin. Do të vazhdoj të punoj dhe më pas gjithçka vjen vetvetiu. Është synim imi të luaj rregullisht me Salzburgun dhe të tregohem i suksesshëm”, ka thënë ditë më parë Berisha.

Futbollisti i lindur në Gjermani, por me prindër nga Kosova, ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2022.

Ai e kishte një eksperiencë negative në futbollin gjerman, me ekipin Magdeburg.

Por, nëse vazhdon të shfaq formë të mirë, nuk përjashtohet mundësia që verën e ardhshme të rikthehet në Bundesligën gjermane.

Në të kaluarën flitej se Berishën e donin edhe Austria dhe Kosova, por këto dy Kombëtare duket se për momentin “janë në gjumë”. /Gazeta Express/