Surprizat romantike nuk kanë fund për Morena Tarakun, djali që ia ka rrëmbyer zemrën i bën dhurata speciale - Gazeta Express
string(106) "surprizat-romantike-nuk-kane-fund-per-morena-tarakun-djali-qe-ia-ka-rrembyer-zemren-i-ben-dhurata-speciale"

Surprizat romantike nuk kanë fund për Morena Tarakun, djali që ia ka rrëmbyer zemrën i bën dhurata speciale

Gazeta Express

09/11/2020 15:05

Morena Taraku ka bërë me dije muaj më parë se ka një njeri special që ka zënë vend në zemrën e saj. Djali që i ka rrëmbyer zemrën e surprizon vazhdimisht dhe para disa kohësh i bëri një dhuratë shumë speciale që do e dëshironte çdo vajzë.

Ai i dhuroi një buqete gjigante me trëndafila të kuq, brenda të cilëve ishte formuar një zemër me trëndafila të bardhë. Morena nuk e ka zbuluar identitetin e tij deri më sot, por nga disa shenja të vogla kemi kuptuar se ai mund të jetë me origjinë turke.

Lexo Edhe:

Ndërkohë sot ajo ka ndarë një tjetër foto të një dhurate shumë romantike, që duket se e ka marrë sërish nga njeriu i zemrës.

Siç duket partneri i saj nuk heq dorë kollaj nga trëndafilat e kuq dhe e ka befasuar sërish me disa të tillë të futur brenda një kutie në formë zemre.

Nuk dihet ende dhe për sa kohë do e mbaj lidhjen e saj të fshehtë këngëtarja, por me këto dhurata me siguri ndihet mjaft ë përkëdhelur.

Për sa i përket aspektit profesional kujtojmë se  ditë më parë, Morena publikoi këngën e saj më të re, me titullin, “Alexander”.