Capital T është në qendër të vëmendjes së mediave sa herë që flitet për jetën e tij personale. Së fundmi këngëtari ka ndarë në rrjete sociale një foto që me siguri ka thyer zemrat e shumë vajzave.
Capital T ka publikuar në Instagram një imazh të tij, në të cilin shihet i shtrirë në prehrin e një vajze. Kësaj të fundit nuk ja ka zbuluar portretin, sepse ajo e ka mbuluar gjithë fytyrën me flokë.
“Më pëlqen mënyra si jetoj”, ka shkruar Capital T dhe kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në komente.
Ndërkohë i ftuar disa javë më parë në spektaklin “Shiko kush luan” reperi bëri një deklaratë të fortë dashurie duke u shprehur për të dashurën e zemrës “të dua shumë”.
Prej kohësh reperi është përfolur për një lidhje dashurie me modelen e njohur, Adrola Dushi. Gjithçka nisi nga bashkëpunimi mes tyre për këngën “C’est la vie” dhe më pas shenjat i çuan të gjithë fansat drejt përfundimit se ka lindur një romancë e bukur.
Ndërkohë para disa javësh ata u panë bashkë në Tiranë dhe kaluan disa ditë me njëri-tjetrin në kryeqytet.
Megjithatë as njëri dhe sa tjetri nuk kanë preferuar të japin shumë detaje rreth këtyre lajmeve, por kanë thënë se kanë thjesht raport miqësor.

Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...