Real Madridi është duke e mposhtur 1-0 Huescan në ‘Alfredo Di Stefano’.
Në ndeshjen e parë në La Liga për këtë edicion Eden Hazard e gjeti golin, por çfarë goli.
Në minutën e 40’, ai me të majtën realizoi një gol të bukur nga distanca, raporton Gazeta Express.
Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për Hazard sezonin 2020/21, pasi belgu ka vuajtur nga shumë dëmtime që kur u trasnferua në Madrid nga Chelsea në vitin 2019 për 100 milionë euro.