Çfarë kuptimi ka mesazhi i koduar për Edi Ramën në gjermanisht ?! - Gazeta Express
string(62) "cfare-kuptimi-ka-mesazhi-i-koduar-per-edi-ramen-ne-gjermanisht"

Çfarë kuptimi ka mesazhi i koduar për Edi Ramën në gjermanisht ?!

Gazeta Express

30/10/2020 22:27

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka akuzuar Kryeministrin Rama në shumë forma, por ajo që ra në sy ishte edhe mesazhi i koduar që dha për Ramën në gjermanisht.

Teksa është pyetur se kur do ta thërrasë popullin të ngrihet kundër Edi Ramës, Meta u shpreh se kryeministri ka folur gabim kur tha se “këtij populli nuk i ngrefet”, sepse shqiptarët do të ngrihen për të vendosur sovranitetin e tij. Por paralajmërimin e tij, Meta e ka artikuluar në gjermanisht. “Alles zu seiner zeit” ka thënë presidenti, që në shqip do të thotë “çdo gjë në kohën e saj”.

Lexo Edhe:

Më tej, ai u shpreh se nuk del dot në rrugë sepse i kërkojnë që të shpërndajë parlamentin.

Meta: Nuk dal dot në rrugë se më thonë shpërndaje.

Çani: Më vijnë mesazhe më thonë ky duhet të jetë lideri i opozitës.

Meta: Unë sot jam lideri i shqipërisë jo i opoitës. S’më intereson të jem lideri i opozitës.

Curri: Nëse njerëzit nuk do motivohen të reagojnë fizikisht dhe shpirtërisht, pasi kodi e bën luftën jo të barabartë. Nuk ka zgjidhje tjetër veçse një reagim të fuqishëm.

Meta: Populli shqiptar në 25 prill do shkojë me muzikën e Avzi Nelës të votojnë. Do vendosin sovranitetin dhe do tregojnë që s’janë popull kavje, qw nuk iu ngrefet siç thotë ai, e keni dëgjuar e çfarë ka thënë.