Arsenali e ka deklasuar me lojë dhe me gola skuadrën irlandeze, Dundlak duke marrë kështu fitoren e dytë në Europë nga dy ndeshje të zhvilluara. Pjesa e parë ishte e tëra e Arsenalit të cilët shënuan dy gola në fund të pjesës së parë derisa golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi Nicolas Pepe
Arsenali ka vazhduar me fitore në Europa Ligë duke e mposhtur Dundalk me rezultat 3-0.
Londinezët e nisën mirë ndeshjen duke sulmuar vazhdimisht në drejtim të portës se mysafirëve.
Megjithatë goli erdhi tek në fund të pjesës së parë në minutën e 42-të ku për Arsenalin shënoi Nketiah. Dy minuta më vonë për Arsenalin do të shënonte edhe Willock duke shkuar kështu në pushim të pjesës së parë me dy gola epërsi.
Pjesa e dytë do të niste furishëm për Arsenalin ku Nicolas Pepe do të shënonte një gol të bukur në minutën e 46-të.
Pas kësaj fitoreje Arsenal është në vendin e parë me gjashtë pikë. Atë e përcjell Molde me po aq pikë, pasi që kjo skuadër fitoi në ndeshjen tjetër të Grupit B kundër Rapid Vjenës. /GazetaExpress/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...