Labi nuk beson se ka virus, por i uron shërim të shpejtë Kurtit - Gazeta Express
string(62) "labi-nuk-beson-se-ka-virus-por-i-uron-sherim-te-shpejte-kurtit"

Labi nuk beson se ka virus, por i uron shërim të shpejtë Kurtit

Gazeta Express

28/10/2020 12:41

Ish-deputeti Labinot Tahiri i ka uruar shërim të shpejtë kreut të VV-së, Albin Kurti, pasi ky i fundit u infektua me COVID-19, raporton Express

Tahiri i cili nuk beson se virusi ekziston, ka shkruar në Facebook se uron që Kurti ta kalojë lehtë këtë fazë.  

Lexo Edhe:

“Sa i përket lidhur me shëndetin që e ka në këto momente i uroj shërim sa më të shpejtë dhe ta kalojë lehtë këtë fazë. Nuk po shkruaj lidhur me kovidin, se ju e dini trunin tim sa i përket asaj pjese”, ka shkruar Tahiri.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, sot ka njoftuar se të martën është testuar për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.