Vdes një person në Ferizaj, e goditi vetura derisa po ngiste biçikletën - Gazeta Express
string(71) "vdes-nje-person-ne-ferizaj-e-goditi-vetura-derisa-po-voziste-bicikleten"

Vdes një person në Ferizaj, e goditi vetura derisa po ngiste biçikletën

Gazeta Express

28/10/2020 8:59

Një person në Ferizaj ka vdekur dje pasi është goditur nga një veturë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka qenë duke e drejtuar biçikletën.

Lexo Edhe:

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 27.10.2020-11:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka goditur viktimën mashkull kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Express/