Amanda në Britaninë e Madhe po martohej për të dytën herë në jetën e saj me Chip, por në zemrën e saj gjithsesi kishte zbrazëti, pasi kishte humbur vajzën e saj nga sëmundja e kancerit.
Dy vite më parë, vajza e saj Azalee, vetëm gjashtë vjeçe, nuk ia doli dot që të fitojë në betejën kundër kancerit.
Vajza gjashtëvjeçare nuk kishte mundur ta takonte dot Chip, edhe pse nëna e saj Amanda, do të donte të ishte në një farë mënyre prezent atë ditë.
Gjatë ceremonisë së martesës ndodh diçka e papritur.
Çifti kishte përgatitur një numër fluturash që t’i lëshonin në fluturim në përkujtim të vogëlushes Azalee.
Momenti më emocionues ndodh kur njëra nga fluturat ndalon dhe pushon mbi fustanin e bardhë, në krahun e majtë të nënës që po martohej.
Kaq ka mjaftuar që ajo të shpërthejë në lot.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...