Arif Vladi – Adelina Ismailit: Kur unë i këndoja UÇK’së, ti argëtoheshe me muzikë serbe - Gazeta Express
string(82) "arif-vladi-adelina-ismailit-kur-une-i-kendoja-uckse-ti-argetoheshe-me-muzike-serbe"

Arif Vladi – Adelina Ismailit: Kur unë i këndoja UÇK’së, ti argëtoheshe me muzikë serbe

Gazeta Express

27/10/2020 23:28

Kënga “Marshi i UÇK’së ditëve të fundit ka bërë që këngëtarët Arif Vladi dhe Adelina Ismaili të drejtojnë akuza ndaj njëti-tjetrit.

Ishte fillimisht këngëtarja Ismaili e cila tha se Vladi ishte paguar për të realizuar një këngë të tillë, por Vladi ka paralajmëruar padi kundër këngëtares.

Lexo Edhe:

Në një bisedë me RTK’në, Vladi ka thënë se Adelina Ismaili ka humbur famën dhe po mundohet ta rikthej atë përmes fyerjeve ndaj kolegëve.

“Me sa duket i ka humb audienca dhe kërkon të gjejë emra me të cilët i kthehet vëmendja”, tha Vladi.

“Në kohën kur është bërë “Marshi i UÇK’së” unë përjetoja të tjera gjëra kurse Adelina argëtohej serbisht’, tha Vladi.

Paralajmërimit për padi i është përgjigjur Ismaili e cila në rrjetet sociale ka shkruar se ky është vetëm fillimi i kësaj historie.

Vladi tha se pas suksesit të “Marshit të UÇK’së” po punon që vitin e ardhshëm është që të realizojë një film për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.