Ofendimet kohëve të fundit janë në rritje e sipër, qoftë në mënyrë virtuale apo në jetën e përditshme. Ato po gjejnë vend në fjalorin e secilit. Por, një nga shtetet e cila tash e një kohë dënon personat të cilët ofendojnë apo bëjnë ndonjë gjest të pahijshëm në publik është Gjermania.
Gazetare: Albulena Demaku
Ofendimi është sulm kundërligjor ndaj dinjitetit të një personi. Vepra ndiqet kur bëhet me paramendim. Ofendim mund të bëhet me fjalë, me shkrim, me imazhe, me prekje.