Në këto kohë pandemie policia po ballafaqohet gjithnjë e më shumë po konflikte të padëgjuara. Nuk bëjnë përjashtim as mësuesit dhe as mjekët. I tillë është rasti I mësueses me inicialet B. M e cila u grind me mjekun e shkollës ku jep mësim pasi refuzoi që ai t’ maste temperaturën teksa po hynte brenda ambjenteve. Ngjarja u mbajt shënim nga policia e Tiranës, e cila rregjistroi si fillim rrëfimin e mësueses e cila këmnëngul se kur doli nga shkolla, zënka për matjen e temperaturës brënda pak orësh u shndërrua në konflikt fizik mes të dyve.
Një burim i sqaroi gazetës “Si në rrugë jo zyrtare, se mësuesesja dhe mjeku me inicialet E. A kishin patur edhe më herët një mosëmarrëveshje me njëri tjetrin . Por kulmi arriti kur mjeku u ankua tek drejtoresha e shkollës se njëra nga anëtaret e stafit mësimor refuzonte t’i matej temperatura. Lëvizja më tej ka qenë e mësueses me inicialet B.M që mbërriti në policisë duke këmbëngulur se u shty fizikisht kur përfundoi orët e mësimit. Por mjeku mohon të ketë ndodhur diçka e tillë. Kjo përplasje deklaratash ka zgjuar reagimin e policisë që pasi shënoi kallzimin nga mësuesja e shkollës “Kongresi I Manastirit” që pretendon se u kanos fizikisht dhe verbalisht , mbërriti në shkollë.
Sipas burimeve policore të gazetës “Si”, agjentët e krimeve zbarkuan në shkollë, për të sekuestruar kamerat e sigurisë . Sipas policisë rezulton se në orën14.26 .45 sekonda mësuesja del nga shkolla dhe shfaqet duke komunikuar me mjekun. Një minutë më vonë pohon policia , vërehet se mjeku e kap nga krahu mësuesen, por në asnjë çast nuk kuptohet që aty të ushtrohet dhunë përshkruajnë burimet për gazetën “Si”.
Policia mori në pyetje edhe doktorin , me detyrë mjek I njësisë vendore të kujdesit shëndetësor pranë Liceut. Ai tregon se mësuesja refuzoi matjen e temperaturës me termometër dixhital dhe se për këtë fakt ai ishte ankuar pranë drejtoreshës. “Më pyeti çfarë ankese kisha dorëzuar tek drejtoresha e shkollës dhe iu përgjigja se nuk ishte në tagrin tim t’i jepja llogari, dhe në prani të mësuesve më tha se isha ordiner . Për ta qetësuar I vendosa dorën tek krahu, por mësuesja ishte e nevrikosur dhe u largua”
Policia pas kqyrjes së kamerave dyshon se mjeku e ka dëmtuar mësuesen përderisa e ka kapur për krahu ndaj dhe do ta referojë në prokurori për dëmtime të tjera me dashje.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...