Napoli vendos përfundimisht për të ardhmen e Gattusos - Gazeta Express
string(53) "napoli-vendos-perfundimisht-per-te-ardhmen-e-gattusos"

Napoli vendos përfundimisht për të ardhmen e Gattusos

Gazeta Express

25/10/2020 13:08

Drejtuesit e Napolit janë shumë të kënaqur me punën që po bën trajneri Gennaro Gattuso dhe janë gati t’i rinovojnë kontratën, pasi ajo aktualja përfundon në qershor të vitit 2021.

Ka qenë vetë Drejtori Sportiv Giuntoli ai që ka zbuluar se negociatat kanë shkuar mirë dhe se vullneti i palëve është që të vijojnë së bashku, por pa dhënë një datë se kur do të firmoset kontrata e re.

Lexo Edhe:

“Nuk kemi problem me Gattuson, pasi ai dëshiron të qëndrojë dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën që po bën. Kur të gjithë palët kanë vullnetin maksimal për të vazhduar së bashku, edhe negociatat janë më të lehta”, u shpreh Giuntoli.

Megjithatë mediat italiane kanë raportuar sot se tashmë është arritur marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit mes Napolit e Gattusos deri në verën e 2023-shit, me klubin e De Laurentiis që ka ruajtur edhe opsionin e rinovimit për një vit më tepër.

Kontrata e re pritet të firmoset para Krishtlindjeve dhe Gattuso do të përfitojë një pagë prej 1.9 milionë eurosh në sezon, plus bonuset në lidhje me ecurinë, të cilat mund ta çojnë në minimalisht 2.5 milionë euro.