Drita i kthehet fitoreve, me në fund fiton Llapi – dështon Feronikeli - Gazeta Express
string(66) "drita-i-kthehet-fitoreve-me-ne-fund-fiton-llapi-deshton-feronikeli"

Drita i kthehet fitoreve, me në fund fiton Llapi – dështon Feronikeli

Gazeta Express

24/10/2020 17:04

Janë zhvilluar tri ndeshjet e para të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës ku Drita i është kthyer fitoreve, derisa pas disa humbjeve radhazi të fitorja ka ardhur edhe skuadra e Llapit që ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2-0. Kurse FC Besa-Feronikeli kanë ndarë pikët në Pejë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së tetë të Superligës në futboll, ku Drita e ka deklasuar Drenicën me rezultat 4-1. Llapi ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës duke mposhtur Arbërinë me rezultat 2-0. Ndeshja e tretë, KF Besa-Feronikeli ka përfunduar barazim 1-1.

Lexo Edhe:

Drita-Drenica 4-1

Drita është kthyer përsëri te fitores pas humbjes në Suharekë një ndeshje më parë duke e mposhtur Drenicën me rezultat 4-1. Bujar Shabani shënoi që në minutën e 2-të, derisa golin e qetësisë në pjesën e parë e shënoi Hamdi Namani. Kastriot Rexha do ta shënonte golin e tretë për Dritën për rezultat 3-0 në pjesën e parë. Zabergja do ta ngushtonte epërsinë në fillim të pjesës së parë në minutën e 48, derisa golin përfundimtar do ta shënonte Haxhimusa në minutën e 79-të. Me këtë fitore Drita ka arkëtuar nga 6 ndeshje 13 pikë dhe është në vendin e dytë.

KF Llapi – Arbëria 2-0

KF Llapi pas një serie të gjatë pa fitore ka arritur të fitorja e parë ku e ka mundur KF Arbërian. Golin e parë e shënoi Zhdrella nga penalltia në minutën e 12-të dhe Januzi në minutën e 48-të. Kjo është fitorja e parë e Llapit pas shtatë xhirove ku kanë humbur në 4, barazuar në 2 dhe kanë fituar në një ndeshje.

FC Besa-Feronikeli 1-1

Feronikeli ka vazhduar me rezultate negative në Superligën e Kosovës ku ka barazuar në Pejë sonte kundër FC Besas. Skuadra nga Drenasi e kishte nisur me pretendime të mëdha për këtë sezon por ka pasur një start jo të mirë në tetë ndeshjet e para ku ka 1 fitore, katër barazime dhe tri humbje. Sot Feronikeli ishte afër humbjes së katërt kur Brruti shënoi i pari për Besën në minutën e 58-të, kurse nga humbja Feronikelin e shpëtoi Milickovic në minutën e 71-të. Feronikeli me këtë barazim është në pozitën e 8-të  me 7 pikë, dy pikë larg rënies nga Superliga. /GazetaExpress