Është përkujtuar ditën e sotmet 2-vjetori i vrasjes së Kostandinos Katsifas përmes një ceremonie private, të zhvilluar nga familjarët.
35-vjeçari mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të 2018 gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.
Në përkujtimore morën pjesë dhe përfaqësues të Omonia-s.
Kunati i Katsifas, Vangelis Sakellarakis tha se çështja në fjalë do të shkojë në Gjykatën Europiane.
Kujtojmë se kunati i Kacifas pak ditë pasi ai u vra deklaroi: Kostandini nuk ka vdekur. Ai zgjoi tek fëmijët e Vorio-Epirit ndjenjën e helenizmit. Fëmijët e vegjël nuk e dinin se ekzistonte helenizmi në Shqipëri dhe e mësuan atë pas sakrificës së tij.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...