Rregulli numër 1 i çdo personi që fillon punë në një restorant është “klienti ka gjithmonë të drejtë”. Por këtë ligj të pashkruar, nuk e ka pranuar pronari i një restoranti amerikan në Denver.
“Tom’s Diner” është një restorant i hapur 24 orë që prej 20 vitesh, dhe me sa duket është lodhur aq shumë nga kërkesat e klientëve, saqë ka vendosur që atyre më absurde t’i vejë një çmim.
Jo vetëm, por zëri “Pyetje idiote” është në menunë e restorantit, dhe paguhet 0.38 dollarë, rreth 40 lekë secila. Lajmi u përhap në rrjetet sociale nga një nga klientët e parë të ”gjobitur” dhe shkaktoi polemika, por pronari i saj sqaroi që vendimi duhet të interpretohet më shumësi një lojë dhe një vërejtje në formë shakaje.
Por duke dëgjuar nga ai disa nga pyetjet e klientëve, si “a ka ujë në akullin që më sollët”, janë të shumtë ata që dakordësojnë me restorantin, madje propozojnë iniciativa të ngjashme në çdo aktivitet.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...