Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, i ka paralajmëruar skuadrat rivale, duke deklaruar se ekipi i vet e ka kthyer formën e mirë, pasi e mposhti 2:1 Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve.
Marcus Rashford i frymëzoi Unitedin drejt një fitoreje tjetër të madhe në kryeqytetin francez, duke i ndihmuar ta nisë sezonin e ri në Evropë me fitore, transmeton Gazeta Express.
Pas një sezoni jashtë garës më të madhe evropiane për klube, Unitedi u rikthye në aksion në Parc des Princes, në fushën ku vetëm 19 muaj më parë e kishte bërë njërin prej rikthimeve më të mëdha në këtë garë.
Humbjet e njëpasnjëshme në shtëpi në Premierligë, përfshirë ajo 6:1 kundër Tottenhamit, kishin bërë që Solskjaer t’i përgjigjej shumë pyetjeve.
Megjithatë, fitorja 4:1 kundër Newcastle në fundjavë dhe kjo kundër finalistit të vitit të kaluar në Champions të martën, e kanë kthyer Unitedin në binarë.
“Këta djem dinë të luajnë. Ata e shijuan lojën. Jam i lumtur për ta”, tha Solskjaer.
Ai shtoi: “Këtë ndeshje e pamë si mundësi, ende është fillimi i sezonit dhe e kemi parë që ekipeve që luajtën në Evropë në fund të sezonit të kaluar iu desh kohë të merrnin hov. Por ne sigurisht e kemi kthyer formën”. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...