S’ka asnjë dyshim, për Ronald Koeman dhe pothuajse për të gjithë, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.
Por, trajneri i Barcelona ende nuk e ka parë më të mirën nga Leo që kur është emëruar në stolin e katalunasve.
Koeman thotë se Messi mund të bëjë shumë më shumë në fushë, pas humbjes 1-0 të Barcelonës nga Getafe.
“Ndoshta forma e Messit mund të jetë më e mirë se në këtë moment, por ai është i lumtur, po stërvitet mirë, është i fokusuar, dëshiron të luajë dhe të jetë kapiten i ekipit dhe po përmirësohet. Nuk kam asnjë ankesë”, u shpreh Koeman.
“Ai s’kishte fat pasi topi goditi shtyllën në aksionin e fundit të ndeshjes. Nuk kam asnjë dyshim se ndeshjet e ardhshme do të shohim më të mirën nga Messi”. /Gazeta Express/