Rekrutoi për punë të detyrueshme tre të mitur, arrestohet burri nga Drenasi - Gazeta Express
string(74) "rekrutoi-per-pune-te-detyrueshme-tre-te-mitur-arrestohet-burri-nga-drenasi"

Rekrutoi për punë të detyrueshme tre të mitur, arrestohet burri nga Drenasi

Gazeta Express

18/10/2020 9:19

Policia në Drenas ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Drenas, ku personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre të mitur.

Lexo Edhe:

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre viktima të mitur meshkuj  kosovar”, ka njoftuar policia në raporton 24 orësh.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Viktimat janë trajtuar sipas procedurave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërg0het në mbajtje./Express/