Në “Minatori” përcaktohet skuadra e re e Superligës - Gazeta Express
string(49) "ne-minatori-percaktohet-skuadra-e-re-e-superliges"

Në “Minatori” përcaktohet skuadra e re e Superligës

Gazeta Express

16/10/2020 16:50

Ndeshja e dytë e “Play Out-it” do të zhvillohet të shtunën në “Minatori” nga ora 17:00, mes Trepçës dhe AS Prishtinës.

Lexo Edhe:

Në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë, mysafirët nga Mitrovica fituan me rezultat 54:76.

“Xehetarët” kanë një epërsi prej 22 pikëve dhe janë shumë afër që edicionin e ardhshëm të luajnë në elitën e basketbollit.

Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.

Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së.

Trepça edicionin e kaluar ishte renditur në vendin e shtatë, kampionat që u ndërpre për shkak të Covid-19.

Edicioni i ri në Superligën e basketbollit do të fillojë më 28/29 tetor, kurse turneu i Superkupës do të zhvillohet më 21 tetor, ku do të marrin pjesë tetë skuadra. /Gazeta Express/