Ajri i ndotur dëmton trurin e të rinjve njësoj si Alzheimeri dhe Parkinsoni - Gazeta Express
string(75) "ajri-i-ndotur-demton-trurin-e-te-rinjve-njesoj-si-alzheimeri-dhe-parkinsoni"

Gazeta Express

12/10/2020 19:01

Ajri i ndotur dëmton trurin e të rinjve njësoj si Alzheimeri dhe Parkinsoni

Gazeta Express

12/10/2020 19:01

Shkencëtarët kanë gjetur grimca të vogla të ndotjes së ajrit në trurin e të rinjve, të cilat ata thonë se mund të shkaktojnë dëme në qeliza në një mënyrë të ngjashme me Alzheimerin dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Truri i 186 të rinjve të vdekur, përfshirë fëmijë të vegjël, nga Meksiko Siti, u analizua në kuadër të studimit, i cili u botua në revistën “Environment Research”.

Lexo Edhe:

Grimca të vogla të ndotjes së ajrit u zbuluan në bazën e trurit të secilit prej individëve të studiuar. Sipas studiuesve, këto grimca mund të ndikojnë në molekula njësoj si Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Provat e ndotjes u gjetën në substancën e zezë – një zonë e trurit që është thelbësore për përparimin e sëmundjes së Parkinsonit. Ekipi beson se grimcat, të lidhura me Alzheimer dhe Parkinson, të cilat u zbuluan në trurin të rinjve, mund të kenë hyrë në sistemin njerëzor përmes hundës ose zorrës.

Ndërkohë, ato nuk u gjetën në trurin e njerëzve nga zona më pak të ndotura se Meksiko Siti, i cili është i njohur për smogun dhe një situatë ekologjike gjithnjë e më të rrezikshme.

Studimi është ende në fazën e vëzhgimit, tha profesorja e Universitetit të Lancaster, Barbara Mather, një nga autorët e punimit. Sidoqoftë, ajo tha se gjetjet e reja i japin më shumë besim një teorie se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sëmundjeve neurodegjenerative dhe ndotjes.

Nëse korrelacioni konfirmohet, njerëzimi ka arsye të shqetësohet pasi rreth 90 për qind e njerëzve në Tokë jetojnë në zonat ku nivelet e ndotjes së ajrit tejkalojnë kufijtë e sanksionuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Rreth tre milion vdekje janë të lidhura me efektet e ndotjes së ajrit çdo vit, sipas raportit të organizatës në vitin 2016.

Alzheimeri është një sëmundje kronike neurodegjenerative, që shkakton probleme të shëndetit mendor, probleme gjuhësore, ndryshime humori etj. Parkinsoni prek kryesisht sistemin motorik dhe manifestohet me dridhje, ngadalësi në të lëvizur dhe ngurtësi, ndër të tjera. Të dy këto sëmundje shfaqen zakonisht te moshat e mëdha.