Mësohet arsyeja banale pse 27-vjeçari u nis me granatë dore tek AKI-ja - Gazeta Express
string(70) "mesohet-arsyeja-banale-pse-27-vjecari-u-nis-me-granate-dore-tek-aki-ja"

Gazeta Express

09/10/2020 10:06

Mësohet arsyeja banale pse 27-vjeçari u nis me granatë dore tek AKI-ja

Gazeta Express

09/10/2020 10:06

Një 27-vjeçar, me inicialet E.B., është nisur sot herët në mëngjes drejt Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Në veturën e tij, Policia ka gjetur edhe një granatë dore, raporton Express.

Por, cila ishte arsyeja pse i riu shkoi në AKI?

Sipas raportimeve të mediave, E.B. fillimisht i është afruar ndërtesës së AKI-së dhe është fjalosur me rojet e AKI-së, me akuzat: “Përse po ju vendosni njerëzve çipa”.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshikimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, tha Policia. /Gazeta Express