Njëqind milionë doza shtesë për vaksinën kundër COVID-19 janë rezervuar për vendet e varfra, njoftoi sot Aleanca për Vaksinat (Gavi) që bashkëpunon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Që prej fillimit të gushtit, Gavi dhe fondacioni ”Bill & Melinda Gate” kishte njoftuar tashmë një bashkëpunim me Serum Institute of India (SII), fabrika më e madhe botërore e vaksinës, për livrimin e 100 milionë dozave.
Vaksinat do të shiten me një çmim maksimal prej 3 dollarë për dozë, me mundësinë për të marrë më shumë.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...