Majlinda Bregu ka vendosur që ditën e sotme ta urojë publikisht vajzën e saj, Kejda për ditëlindje.
Ajo ka ndarë një foto me të përpara pasqyrës, krah së cilës ka treguar se çfarë e bën më të bukur Kejdën.
“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë.
Është zemra e artë dhe vetë-ironia, ato që të bëjnë të bukur! Gëzuar ditëlindjen!”, ka shkruar Bregu në postimin e fundit në rrjetet sociale.
Poshtë saj nuk ka munguar as përgjigja e vajzës e cila ka shkruar: “Të dua mami”.
Me siguri Bregu do të kujdeset dhe ta surprizojë vajzën ditën e sotme megjithatë këtë detaj pritet ta zbulojë vetë Kejda në orët në vazhdim.