Kurti kujton kohën kur bashkë me Vjosa Osmanin protestonin kundër Thaçit - Gazeta Express
string(72) "kurti-kujton-kohen-kur-bashke-me-vjosa-osmanin-protestonin-kunder-thacit"

Kurti kujton kohën kur bashkë me Vjosa Osmanin protestonin kundër Thaçit

Gazeta Express

29/09/2020 16:35

Kreu i LVV’së, Albin Kurti e ka kujtuar protestën “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” që ishte organizuar kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, raporton Gazeta Express.

Kurti në Facebook ka thënë se dy vite më parë është organizuar protesta më e madhe që nga paslufta.

Lexo Edhe:

:Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm””, ka shkruar Kurti.

Në njërën nga fotografitë shihet edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, dhe deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli./GazetaExpress/