Zëvendës kryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë, SH.T Mirosllav Toman me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve.
“Vlerësoj përkrahjen dhe ndihmën e deritanishme të Republikës Çeke që ia ofron vendit, në veçanti në bashkëpunimin në pjesën e kontrollit të kufirit të Maqedonisë së Veriut. Këtë sot e bisedova me ambasadorin e Republikës Çeke, z. Mirosllav Toman me të cilin u pajtuam se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej dhe që i njëjti do të përforcohet”, ka theksuar kështu pas takimit Grubi.Ndërkohë që ambasadori Toman tha se Çekia si vend anëtar i BE-së, përshëndet mbajtjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore të Maqedonisë së Veriut, që sipas tij janë një vlerë e cila do të lehtësoj integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...