Pasi gjykata e dënoi me 21 vite burg pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’ ka ankimuar vendimin e dhënë.
Përmes një kërkese, Çekaj i ka kërkuar gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, rishikim të vendimit në fjalë, pasi pretendon pafajësi.
Më 15 shtator, para se të jepej vendimi, Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e tij.
Ndonëse Çekaj u dënua me 21 vite burg, ai përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa do të vuaj një dënim prej 14 vitesh burgim.
Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite, teksa iu shkurtua në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi konteinerin në magazinën e tij, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, ndërsa iu ul në 8 vite e 8 muaj.
Ata u dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim. Avokati Maks Haxhia pas seancës deklaroi se nuk pati asnjë provë dhe Çekaj është i pafajshëm për akuzat që i janë ngritur teksa e cilësoi procesin gjyqësor si komik.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...