Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të takohet me përpunuesit e qumështit.
Takimi mes kryeministrit Hoti dhe përpunuesve të qumështit do të mbahet në orën 09:00.
E përpunuesit e qumështit kanë paralajmëruar protestën që pritet të mbahet sot, për shkak të pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.
Në njoftimin e tyre, qumështarët e Kosovës thonë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...