Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person i moshës 38 vjeçare për dhunimin e një të miture në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Arben Ismajli.
“Është arrestuar edhe një person i moshës 38 vjeçar në rastin e dhunimit të të miturës në Gjilan. Është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe është bërë kërkesa për paraburgim”, tha Ismajli për klanin.
Gjykata Themelore në Gjilan, për të njëjtin rast, sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 21 vjeçarin Sh. J.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...